Prof. Dr. Ibrahim Ethem Poyrazoglu Specialist i kirurgjisë së fytit

Prof. Dr. Ibrahim Ethem Poyrazoglu

Ka lindur në rrethin Osmaniye të qytetit të Adanas në vitin 1955. Pasi që e kishte babain mësues, fëmijërinë e kaloi në pjesë të ndryshme të Turqisë. Pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme në Adana, regjistroi Shkollën Fillore të Mësuesisë. Pas diplomimit në Shkollën e Mesme Përgatitore për Shkollën e Mësuesve të Lartë, në vitin 1972 hyri në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Hacettepe . Gjatë studimeve në fakultet, u regjistrua si student ushtarak për të vazhduar studimet pranë Komandës së Forcave Ajrore. Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë Hacettepe në 1979, punoi si mjek praktikant në GATA për një vit dhe si një mjek I forcave aerore në Komandën e 4-të kryesore të bazës aerore të Ankarasë për dy vitet e ardhshme. Midis vitit 1982 dhe 1986, përfundoi specializimin në Departamentin e ORL-së GATA dhe u bë Specialist i ORL-së. Pasi punoi në Spitalin e Akademisë së Forcave Ajrore për një vit e gjysmë, filloi të punoj si asistent profesor në Spitalin e Trajnimit GATA në Haydarpaşa në 1987. U bë profesor i asociuar në vitin 1992 dhe u emërua profesor në vitin 2007. Pasi vullnetarisht u tërhoqë nga jeta ushtarake, në vitin 2008, punoi në spitale të ndryshme private në Stamboll. Që nga viti 2018 është duke punuar në Spitalin Avicenna Ataşehir Avicenna. Profesori I nderuar I njeh të gjitha sëmundjet e degës së tij, pasi që për një kohë të gjatë të jetës së tij akademike është dashur të merret me të gjitha sëmundjet e degës së Veshit, Hundës, Fytit dhe të Qafës. Që prej se jam duke punuar në spitale private; kryesisht jam duke bërë operacione të bajameve, devijime të septumit, operacione endoskopike të hundës dhe sinusit, operacione të sëmundjeve të veshit, operacione të sëmundje të kokës dhe qafës dhe operacione të septorhinoplastikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

🇹🇷 المستشفى الأكثر ترجيحاً في تركيا لمتحدثي اللغة العربية في عام ٢٠٢٣