Operator Doktor Makbule Laçinyurt Ozkan u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Stambollit në vitin 1988. Ajo më pas përfundoi shërbimin e sajj të detyrueshëm në Uşak si Shefe e Grupit Shëndetësor dhe punoi në Njësinë e Planifikimit Familjar të Spitalit të Studimit dhe Hulumtimit Haseki. Midis viteve 1991-1996, ajo përfundoi specializimin e saj në Kirurgjinë e Përgjithshme në Universitetin Osman Gazi. Gjatë specializimit, përveq fushës së kirurgjisë, ajo gjithashtu mori pjesë në ekipin e Transplantimit të Organeve,. Pas kësaj, gjatë vitit 1999, Op. Dr. Makbule Özkan filloi të punojë si Specialiste e Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Studimor dhe Hulumtues Haseki. Këtu, përveç obligimeve të saja kirurgjikale, mori edhe përgjegjësinë e Njësisë së Endoskopisë dhe të gjitha procedurat e endoskopisë i kreu vetë.
Op. Dr. Makbule Özkan punoi si Specialiste e Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Kızılay Altıntepe midis viteve 2002-2008. Gjatë kësaj periudhe, përveç procedurave kirurgjikale, ajo u trajnua edhe për Gastroskopi, Colonoskopi dhe Ballon Gastrik. Krahas kryerjes së Kirurgjisë së Gjirit dhe Sëmundjeve të Gjirit dhe Hemorroideve, Op. Dr. gjatë viteve 2008 dhe 2011, hapi ordinancën e saj private dhe filloi të pranonte pacientë në klinikën e saj private.
Op. Dr. Ozkan punoi në spitale të ndryshme deri në vitin 2021 kur edhe u bashkua me familjen Avicenna . Op. Dr. Ozkan është duke trajtuar pacientët e saj në fushën e kirurgjisë.