Op. Dr. Metin Şengöz

Sëmundjet e Hundës, Veshit dhe Fytit
MD. MS. Metin Sengoz

Operator Doktor Metin Şengöz, lindi në vitin 1966 në lagjen Ejyp të Stambollit. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Pas mbarimit të arsimimit fillor, të mesëm dhe universitar në Stamboll shkoi në shërbim ushtarak në Ankara. Ai shërbeu si oficer rezervë dhe toger në Ankara për rreth 2 vjet dhe vazhdoi si shef i departamentit të klinikës HVF (hundë, vesh, fyt). Ai ka njohuri të nivelit të mesëm të gjuhës angleze. Ka punuar në mënyrë aktive si specialist për HVF(hundë, vesh, fyt) që nga viti 1998 dhe vazhdon për të ushtruar detyrën e tij si specialist i ORL në spitalin Anadolu Çınar 1998 (më vonë spitali Ataşehir Avicenna) ku dhe fillimisht filloi për herë të pare. Fare pa u ndalur, kreu trajtime dhe operacione të shumta të suksesshme , në të njëjtin departament për vite me radhë. Në fund të vitit 2018, ai filloi të punojë në klinikën ORL të Spitalit Shtetëror Kocaeli Körfez, duke zgjeruar rrethin e pacientëve nga Stambolli edhe në Anadolli. Ende punon në provincat e Stambollit dhe Kocaeli kurse gjatë kohës së lirë ai mirret me aktivitete sportive. Duke treguar përvojë dhe rezultate impozante në not është shumë i mirë dhe me përvojë edhe në çiklizëm dhe sporte motorike dhe ka hobi kopshtarinë, kultivimin e luleve dhe rregullimin e dhe mbrojtjen e natyrës. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë udhëtime jashtë shtetit me qëllime turistike dhe udhëtime me karakter të ofrimit të ndihmave humanitare , veçanërisht në kontinentin Afrikan.

  • Diagnoza dhe trajtimi i humbjes së dëgjimit tek fëmijët dhe të rriturit
  • Sëmundjet e Nazofaringit dhe Bajameve
  • Mbledhja e lëngut të veshit, futja e tubit të veshit
  • Operacionet plastike të hundës
  • Operacionet e turbinatit intranazal dhe lakimit të kockave
  • Aplikimi i radiofrekuencës në mishrat e hundës
  • Diagnoza dhe trajtimi i çrregullimit të gjumit dhe gërhatjes
  • Tinitus (Tintus)
  • Diagnoza dhe trajtimi i marramendjes (marramendje)
  • Diagnoza dhe trajtimi i inflamacioneve akute dhe kronike në veshë

Vlera diagnostike e biopsisë së aspirimit me gjilpërë të hollë në masat e kokës dhe qafës, Stamboll Haseki Training and Research Hospital klinikë ENT, 1996.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

🇹🇷 المستشفى الأكثر ترجيحاً في تركيا لمتحدثي اللغة العربية في عام ٢٠٢٣