Profesor Doktor Mehmet Yildiz

Kirurg
Prof. Mehmet Yıldız

Lindi në vitin 1955 në Çatalzeytin të Kastamonus. Shkollimin fillor, të mesëm dhe gjimnazin e kreu në Kastamonu. Pas studimeve në vitet 1973 – 1979 dhe diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Ege, filloi të punojë në Forcat e Armatosura Turke. Ai punoi si mjek i përgjithshëm në Ankara dhe përfundoi trajnimin e tij të Kirurgjisë së Përgjithshme në GATA Ankara midis 1983 dhe 1987. Ai ka punuar në Spitalin Ushtarak Batman midis viteve 1987 dhe 1990 dhe ka punuar si Asistent Profesor në GATA në vitet 1990 dhe 1996. Profesor i Asociuar u bë në vitin 1996, dhe punoi si Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe menaxher në Spitalin Ushtarak Adana gjatë viteve 1996 dhe 1998. Ai ka punuar si pedagog në GATA – Ankara gjatë viteve 1998 dhe 2001 dhe si pedagog dhe administrator në GATA Stamboll midis viteve 2011 dhe 2012. Titullin profesor e mori në vitin 2003. U pensionua në vitin 2012 dhe punoi në spitale të ndryshme private në Stamboll. Ai ende punon në Spitalin Avicenna Ataşehir. Është i martuar, baba i 2 fëmijëve dhe ka punime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, më shumë se 50 botime. Sëmundjet e gjirit, sëmundjet e pjesës anale dhe sëmundjet e traktit biliar janë fushë e përkushtimit të veqantë të vëmendjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

🇹🇷 المستشفى الأكثر ترجيحاً في تركيا لمتحدثي اللغة العربية في عام ٢٠٢٣