Neurokirurgjia – Kirurgjia Neurologjike
Neurokirurgjia, me fjalë të tjera, trajtimi i sëmundjeve të trurit dhe sistemit nervor, merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve siq janë tumoret me origjinë nga indet e trurit dhe palcës kurrizore, si dhe dëmtimet e kokës dhe palcës kurrizore, mbylljet cerebrovaskulare dhe hemorragjitë cerebrale, veçanërisht herniet e belit dhe qafës, dhe ato që ndodhin në enët që ushqejnë trurin dhe palcën kurrizore. Neurokirurgjia ndërhyn në mënyrë kirurgjikale në sëmundjet që prekin shumë funksione vitale si ngushtimi i enëve të qafës dhe sëmundjet që zhvillohen gjatë formimit të sistemit nervor tek të sapolindurit, epilepsia që nuk i prodhon efekte trajtimit me ilaçe dhe rastet e zgjedhura të Parkinsonit. Kuptimi etimologjik i fjalës neurokirurgji, i cili rrjedh nga fjalët neuron dhe kirurgji, është “shërimi i plagëve të sistemit nervor”. Në klinikën e sëmundjeve neurokirurgjike hyjnë grupet e pacientëve si të rritur ashtu edhe ato pediatrike të cilët diagnostikohen dhe trajtohen nga sëmundjet e neurokirurgjike. Kirurgët dhe mikrokirurgët, të cilët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre shfrytëzojnë teknologji shumë të avancuara dhe bashkohorë, marrin pesë ose gjashtë vite trajnime specializimi pas 6 vitesh arsimimi në fakultetin e mjekësisë. Neurokirurgët ose kirurgët e neurologjisë janë mjekë që janë ekspertë të neurokirurgjisë të cilët në bashkpunim me departamentet e neurologjisë, neuroradiologjisë dhe neuroanestezisë. aplikojnë metodat e nevojshme të diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve.
Sëmundjet Cerebrovaskulare
Meqenëse sëmundjet cerebrovaskulare, të cilat janë të zakonshme në shoqëri, janë mjaft të larmishme, metodat e diagnostikimit dhe trajtimit janë gjithashtu të shumta. Sëmundjet që hasen shpesh në neurokirurgji dhe situatat që kërkojnë ndërhyrje mund të renditen si më poshtë:
- Goditje dhe paralizë për shkaqe të ndryshme të mbylljes cerebrovaskulare,
- Aneurizmat që janë rezik për jetë e që shfaqen në formën e flluskave në enët cerebrale, që në disa raste të shoqërohen me gjakderdhje,
- Hemorragji cerebrale në indet dhe membranat e trurit,
- Stenoza karotide, e quajtur edhe mbyllje ose ngushtim i arteries karotide,
- Tumoret në tru dhe palcën kurrizore,
- Situatat traumatike të shkaktuara nga aksidentet dhe dëmtimet,
- Hernia e belit dhe qafës,
- Sëmundjet tumorale dhe vaskulare tek pacientët pediatrikë ose më mire thënë tek fëmijët,
- Aplikimet e baterisë së trurit për Parkinson dhe pacientë të ngjashëm.
Tumoret e Trurit
Shumica dërrmuese e tumoreve të trurit janë masa që rriten dhe përhapen shpejtë në mënyrë të pakontrollueshme brenda hapësirës së kufizuar. Ekzistojnë dy nënlloje : parësore dhe dytësore. Tumoret parësore të trurit janë tumore që kërcënojnë jetën e pacientit dhe burojnë nga qelizat dhe strukturat në tru. Edhe pse ato rrallë shihen të metastazohen për shkak të strukturës së tyre të trurit, megjithate ato përhapen në rajone të tjera përmes qarkullimit të gjakut dhe lëngut cerebrospinal. Në përgjithësi, faktorët gjenetikë dhe mjedisorë luajnë një rol në formimin e tij. Tumoret sekondare të trurit janë tumore që fillojnë në çdo pjesë të trupit dhe përhapen në tru. Sidomos kanceri i zorrës së trashë, mushkërive, veshkave dhe pankreasit shkakton formimin e tumorit të trurit përmes qarkullimit të gjakut dhe ndryshon varësisht nga personaliteti I pacientit. Ky lloj tumori, i cili duhet të trajtohet kirurgjikisht, rritet brenda kafkës duke bërë presion mbi indet dhe duke dëmtuar qarkullimin e gjakut. Metodat e trajtimit ndryshojnë në varësi të gjendjes aktuale të pacientit dhe vendndodhjes dhe llojit të tumorit. Tumori i trurit përbëhet nga katër faza:
- Faza 1 është tumori me rritje të ngadaltë.
- Faza 2 është tumor me rritje të ngadaltë që vjen në kontakt me indet e afërta.
- Faza 3 janë tumore në të cilat qelizat anormale rriten dhe kështu dëmtojnë indet e shëndetshme.
- Faza 4 është lloji i tumoreve që rriten me shpejtësi dhe përhapen me shpejtësi në indet e afërta duke formuar enë të reja për përhapje.
Gjakderdhja e Trurit
Është gjakderdhja që ndodh si rezultat I dobësimit të murit arterial në tru për shkaqe nga më të ndryshmet dhe këputjes së strukturës së formuar si tullumbace . Kjo gjendje, e cila zhvillohet kur gjaku rrjedh në indet e trurit dhe shkakton shkatërrimin e indeve, zakonisht zhvillohet spontanisht ose për shkak të traumave. Ajo manifestohet me simptoma të tilla si dhimbje koke të papritura dhe të forta, përgjumje, dobësi, nauze dhe të vjella, humbje të vetëdijes, vështirësi në të folur dhe gëlltitje, humbje të ekuilibrit dhe shikimit. Hemorragjia në çdo pjesë të kafkës quhet intrakraniale dhe gjakderdhja në indet e trurit quhet hemorragji intracerebrale. Shkaqet e hemorragjive të trurit përfshijnë presionin e lartë të gjakut, traumat e kokës, formimin e aneurizmës, dështimin e veshkave, anomalitë vaskulare, çrregullimet e gjakut, tumorin e trurit, përdorimi I alkoolit dhe përdorimi i drogës. Në hemorragjinë cerebrale, ku trajtimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, oksigjenimi adekuat i trurit është thelbësor. Në shumicën e rasteve, kërkohet ndërhyrje kirurgjikale.
Goditje në Tru
Ndodh si rezultat i bllokimit të furnizimit të trurit me gjak . Nëse qarkullimi i gjakut në tru bllokohet ose ndalet plotësisht, fillon vdekja e qelizave në tru. Si rezultat I gjithë kësaj vie si deri te dëmtimi i trurit poashtu ndodhë që edhe të rrezikojë seriozisht jetën. Ekzistojnë dy lloje të ndryshme, ishemike dhe hemorragjike. Përderisa lloji Ishemik është një mpiksje gjaku që shkakton goditje ishemike, goditja hemorragjike është një gjendje që ndodh nga dëmtimi I trurit si rezultat i shpërthimit në njërën prej enëve që ushqejnë trurin, për shkak të presionit të lartë të gjakut Përveç kësaj, një sulm ishemik kalimtar është një lloj goditjeje që ndodh si rezultat i një ndërprerje të përkohshme të rrjedhjes së gjakut në tru. Simptomat e tij nuk zgjasin shumë dhe zakonisht cfaqen papritmas. Ato cfaqen në formë të përgjumjes, lodhjes, palëvizshmëri ose zhvendosje e një pjese të fytyrës, marramendjes, vështirësi në të folur dhe kuptuar dhe shfaqen si dhimbje të forta koke. Pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit, presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kolesteroli i lartë dhe diabeti janë ndër shkaktarët e goditjes në tru. Në varësi të shkakut të goditjes, ndryshon edhe metoda e trajtimit. Mund të trajtohet si me ilaçe ashtu edhe ndërhyrje kirurgjike.
Sëmundjet Kurrizore
Sëmundjet e shtyllës kurrizore lidhen kryesisht me pleqërinë. Shpina, e cila është e ekspozuar ndaj ngarkesës më të madhe gjatë gjithë jetës, lodhet me kalimin e kohës. Si rezultat, dhimbjet e muskujve dhe nyjeve, herniet e mesit dhe qafës, si dhe lezionet e lidhura me traumat, tumoret, çrregullimet e lindura, infeksioni i shtyllës kurrizore dhe deformimi janë disa nga sëmundjet e shtyllës kurrizore. Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të deformimeve. E para nga këto është skolioza, domethënë lakimi anash I shtyllës kurrizore dhe e dyta është kifoza, lakimi përpara i shtyllës kurrizore. Sëmundjet kurrizore trajtohen sipas diagnozës së sëmundjes. Nëse keni ankesa në lidhje me shtyllën kurrizore, pa hezitim duhet të kontrolloheni nga një mjek specialist.
Traumat
Trauma është dëmtimi i indeve dhe organeve i shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Trauma e palcës kurrizore është emri i përgjithshëm i dhënë dëmtimit të indit nervor në shpinë. Zakonisht mund të shkaktohet nga sporti ose mund të shfaqen pas ngjarjeve siq janë aksidentet e trafikut, rënia nga një lartësi dhe plagët e armës. Nëse shtylla kurrizore është e dëmtuar, mund të ndodhë humbja e ndjesisë dhe lëvizjes. Pamjet radiologjike të përdorura për diagnostifikimin e Traumës së shtyllës kurrizore, trajtohen kirurgjikisht nga neurokirurgët. Metodat kirurgjike të përdorura ndryshojnë në varësi nga dhuna që I u është ekspozuar shtylla kurizore. Traumat e kokës, ndodhin për arsye të ngjashme me traumat kurrizore. Sidoqoftë, është më e shprehur midis moshave 15-24 vjeç dhe është 2-3 herë më e shprehur tek burrat sesa tek gratë.Tek traumat e kokës, diagnoza duhet të jetë e shpejtë dhe efektive . Imazhet radiologjike shpesh përdoren për përcaktimin e diagnozës. Para së gjithash, shqyrtohet dëmi i shkaktuar nga goditja.Më pas vlerësohen dëmtimet dytësore që mund të zhvillohen pas traumës. Në varësi të dëmit të shkaktuar nga trauma, neurokirurgu zbaton trajtimin e nevojshëm.
Sëmundjet e Trurit dhe Nervave të Moshës Fëmijërore
Neurokirurgjia pediatrike merret me sëmundjet e trurit dhe nervave që ndodhin që nga barku i nënës deri në moshën 18 vjeç. Disa nga këto sëmundje janë:
- Hemorragji të lindura të trurit
- Çrregullime të lindura të sistemit nervor
- Rritje e lëngut cerebrospinal
- Deformimet e shtyllës kurrizore
- Lëndimet e kokës dhe palcës kurrizore
- Sëmundjet e palcës kurrizore dhe vaskulare
- Deformimet e kafkës
- Defektet e mbylljes së palcës kurrizore
- Tumoret e trurit dhe palcës kurrizore
- Grumbullimi i ujit në tru
- Epilepsia dhe çrregullime të tjera të lëvizjes
Cilat Sëmundje Diagnostikohen dhe Trajtohen në Departamentin Tonë?
- Tumoret e trurit, shtyllës kurrizore dhe palcës kurrizore
- Të gjitha llojet e sëmundjeve të shtyllës kurrizore, veçanërisht hernie të belit dhe qafës
- Aneurizëm (tullumbace)
- Keqformimi arteriovenoz (AVM)
- Kavernoma
- Sëmundjet që zhvillohen gjatë formimit të sistemit nervor që ndodhin me lindjen (siç është meningomyelocele)
- Sëmundje të tjera të fëmijërisë
- Hidrocefalus
- Tuneli i kyçit të dorës dhe bllokime të tjera nervore
- Lëndimet e kokës, shpinës dhe palcës kurrizore