Profesor Doktor Halil İbrahim Bekler

Prof. Dr. Halil Ibrahim Bekler

Ka lindur në rrethin Kartal të Stambollit në vitin 1960. Shkollimin fillor ka mbaruar në Kartal kurse shkollën e mesme ka diplomuar në Saint-Joseph në vitin 1979.Ndihet shumë krenar që ka qenë student I Fakultetit të Mjekësisë së Stanbollit ku dhe ka diplomuar në vitin 1985. Në të njëjtin vit filloi të punoj në Qendrën Shëndetësore të Fshatit Tokat Akbelen. Midis viteve 1987 dhe 1991, u specializua në Ortopedi dhe Traumatologji në Spitalin Şişli Etfal. Midis viteve 1993 dhe 1994, ka punuar si asistent profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Dicle, Dijarbakir. Më vonë, punoi si Shef i Grupit të Departamentit të Kirurgjisë së Duarve të Spitalit Amerikan. Në vitin 1999, u trajnua për mikrokirurgji në Qendrën Mjekësore Cleveland.

Ka punuar si specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë dhe specialist i mikrokirurgjisë së dorës në shumë spitale private në Stamboll. Midis viteve 2006 dhe 2007, ka punuar si Specialist i Duarve dhe Mikrokirurgjisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit Columbia për një vit. Në vitin 2008, u bë profesor i asociuar i ortopedisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Yeditepe. Midis viteve 2009 dhe 2015, ka punuar si Shef i Klinikës Ortopedike të Spitalit të Studimit dhe Hulumtimit,Doctor Lütfi Kırdar Kartal dhe kam trajnuar shumë Ndihmës Specialistë. Titullin profesor doktor e ka marrë në vitin 2016.

Tani është duke punuar si specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në spitalin Avicenna Ataşehir në repartin e Mikrokirurgjisë dhe të Duarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

🇹🇷 المستشفى الأكثر ترجيحاً في تركيا لمتحدثي اللغة العربية في عام ٢٠٢٣