çocuk sağlığı ve hastalıkları

Shëndeti dhe Sëmundjet e Fëmijëve (Pediatria)

Departamenti i shëndetit dhe sëmundjeve të fëmijëve, i njohur gjithashtu si pediatri, është dega e shkencës së mjekësisë që merret me diagnostifikimin, përcjelljen dhe trajtimin e individëve në periudhën nga lindja deri në adoleshencë. Sëmundjet e lindura të personave të përcaktuar si fëmijë të moshës 0 deri në 18 vjeç, ndjekja e vaksinimit që duhet të aplikohet rregullisht pas lindjes, zhvillimi mendor, fizik dhe motorik përcillen nga pediatri. Në ekzaminimet rutinore të kryera gjatë këtij procesi, përcillen dhe kontrollohen shumë procese si janë zhvillimi i lartësisë, peshës, ushqyerjes dhe zhvillimit të ngjashëm të foshnjave, si dhe zhvillimi i aftësive të jetës së përditshme, shprehjes dhe të kuptuarit, si dhe zhvillimet neurologjike dhe psikologjike . Për arsye të aftësive të tyre komunikuese ende të pa zhvilluar, mjekët të cilët merren me diagnostifikimin dhe trajtimin e vështirë të sëmundjeve të foshnjave, kryejnë ekzaminimet dhe trajtimet e individëve në fëmijërinë e tyre duke marrë parasysh psikologjinë e tyre. Mjekët e shëndetit dhe sëmundjeve të fëmijëve, pas 6 vitesh shkollimi mjekësor, marrin shkollim shtesë edhe për 4 vite dhe specializohen në pediatri. Departamenti i shëndetit dhe sëmundjeve të fëmijëve – pediatria, gjithashtu ka shumë nëndegë të mjekësisë. Mjekët Pediatër të specializuar në këto fusha vijojnë një proces trajnimi shtesë.

Fushat në të Cilat Shërbejmë në Departamentin e Shëndetit dhe Sëmundjeve të Fëmijëve:

Kirurgji Pediatrike

Kirurgët pediatër marrin trajnime të specializuara në departamentin e kirurgjisë pediatrike për 5 vjet pasi të kenë përfunduar 6 vjet arsim mjekësor. Mjekët e departamentit të kirurgjisë pediatrike merren me diagnostifikimin dhe trajtimin e deformimeve fizike dhe shumë sëmundjeve të njohura si anomali të lindura. Me përjashtim të sëmundjeve të zemrës, toraku, gjinekologjia, onkologjia, endokrine, sistemi tretës, traumat, kirurgjia e hernies abdominale dhe kërthizore janë fushat kryesore të ekspertizës. Përveç operacioneve të hapura, procedurat kirurgjikale laparoskopike dhe torakoskopike të njohura si operacione të mbyllura kryhen nga kirurgët pediatrikë.

Kardiologjia Pediatrike

Kardiologët pediatër, pas 6 vitesh arsimimi në fakultetin e mjekësisë , kryejnë edhe për 4 vite të tjera specializimi në fushën e pediatrisë. Më pas, duke marrë trajnime shtesë në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare pediatrike edhe për 2 vite tjera, ata përfundojnë një proces të gjatë të trajnimit . Kjo degë e shkencës merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës të individëve duke filluar nga foshnja në barkun e nënës deri në moshën 18 vjeç. Kardiologjia pediatrike merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të fituara, si dhe sëmundjeve të lindura të zemrës të përcaktuara si zhurma (murmuritje) të lindura. Tek fëmijët, falë ndërhyrjeve kirurgjikale të bëra përmes një prerjeje të vogël , procesi i shërimit është shumë më i shpejtë sesa tek të rriturit, në shumicën e rasteve për arsye të metabolizmit të shpejtë të fëmijëve.

Neurologjia e Fëmijëve

Neurologjia pediatrike është shkenca që merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që lidhen me trurin dhe sistemin nervor të individëve midis moshës 0-18 vjet. Mjekët e këtij departamenti merren me shumë sëmundje siq janë : dëmtimet e trurit, paralizat, çrregullimet e zhvillimit neurologjik, krizat febrile dhe jo febrile, autizmi, marramendja, dhimbjen e kokës, epilepsinë, sëmundjet e muskujve të barkut . Neurologët pediatër pas kryerjes 6 vjeqare të fakultetit të mjekësisë, 4 vjet studime në shëndetin dhe sëmundjet pediatrike dhe më pas 3 vite trajnime shtesë në këtë departament.

Psikiatria e Fëmijëve dhe Adoleshentëve

Krahas zhvillimit fizik, në moshën nën 18 vjec edhe zhvillimi psikologjik I sëmundjeve është shumë I shpejtë, diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve , kujdesi psikosocial, social dhe kujdesi personal i fëmijëve, aftësi të shkëlqyera dhe të mëdha motorike, gjuhë dhe testet e vëmendjes të shprehura tek fëmijët dhe adoleshentët, trajtohen nga mjekët e departamentit të psikiatrisë. Qasjet e trajtimit të tilla si psikoterapia individuale dhe terapia familjare kryhen gjithashtu nga mjekë specialistë. Mjekët e këtij departamenti aftësohen për këtë department për 4 vjet arsimim shtesë pas 6 vitesh arsimimi në fakultetin e mjekësisë.

Hematologjia Pediatrike

Hematologji, do të thotë sëmundje e gjakut, është shkenca që merret me funksionin dhe strukturën e gjakut dhe palcës kockore. Përveç shumë sëmundjeve tjera, hematologjia pediatrike merret edhe me sëmundjet tjera shpesh të shprehura tek fëmijë siq janë dobësimi, lodhje, verdhëza, polikitemia, infeksione të përsëritura, probleme me peshën, gjakderdhje, nyje limfatike të zgjeruara, dhimbje të kockave dhe kyçeve, hemangioma, limfoma, leuçemi, limfoma Hodgkin, si dhe anemi mesdhetare dhe ushqyese. Transplantimet si palca e eshtrave dhe transfuzionet e gjakut kryhen gjithashtu nga mjekët e këtij departamenti. Mjekët e këtij departamenti, i cili është një degë e departamentit të shëndetit dhe sëmundjeve të fëmijëve, kryejnë fakultetin 6 vjecare të mjekësisë, 4 vjet studime pediatrike dhe 3 vjet trajnim për hematologji pediatrike.

Nefrologji Pediatrike

Nefrologët pediatër, të cilët specializohen në sëmundjet e veshkave dhe të traktit urinar të personave të moshës 0-18 vjeç, duke bërë diagnostifikimin dhe trajtimin me qëllim të parandalimit të përsëritjes së sëmundjes , aplikojnë trajtim parandalues ​​për të parandaluar dëmtimin e pariparueshëm të veshkave. Përveç sëmundjeve parenkimale glomerulare, tubulointerstitiale dhe renale, mjekët e departamentit të nefrologjisë pediatrike merren me sëmundje cistike të veshkave të lindura ose të fituara. Përfshirja e veshkave tek sëmundjet sistemike të tilla si ethet familjare mesdhetare dhe lupus dhe sëmundjet e traktit urinar që shihen tek foshnjat dhe fëmijët gjithashtu shqyrtohen dhe trajtohen nga ky departament. Në disa raste, diagnoza dhe trajtimi i infeksioneve të traktit urinar dhe sëmundjeve të veshkave që zhvillohen tek foshnja në mitër të nënës përcillen dhe trajtohen nga nefrologët pediatrikë. Mjekët nefrolog pediatër, pas shkollimit universitar 6 vjecar në fakultetin e mjekësisë dhe 4 vjet specializim për sëmundje pediatrike, trajnohen edhe 3 vjet për nefrologji pediatrike.

Imunologjia Pediatrike dhe Sëmundjet Alergjike

Mjekët që kanë kryer 6 vjet studime në fakultetin e mjekësisë, 4 vjet specializim të sëmundjeve pediatrike dhe 3 vjet imunologji pediatrike dhe sëmundje alergjie janë të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve imunologjike. Përveç diagnozës dhe trajtimit të shumë sëmundjeve si astma, urtikaria, ekzema, riniti alergjik, alergjitë ndaj ushqimit, insekteve dhe ilaçeve, testet e funksionit të frymëmarrjes ndiqen dhe trajtohen gjithashtu nga një specialist i imunologjisë dhe alergjisë pediatrike.

Onkologjia Pediatrike

Onkologjia pediatrike merret me diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të fëmijëve nga mjekët e departamentit të hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. Onkologjia pediatrike e cila merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjetë ndryshme që lidhen me limfomën, leuçeminë, tumoret në tru, kocka dhe organe të tjera, shpesh funksionon si sistem multidisiplinar bashk me departamentin e radiologjisë e cila është e pajisur me teknologji të lartë dhe të avancuar të sigurimit të pamjes dhe shumë departamente të tjera. Me diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm, shumica e kancereve të fëmijërisë shërohen me shumë sukses.

Urologji Pediatrike

Specialistët e urologjisë pediatrike, të cilët merren me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zonës gjenitale, veshkave dhe traktit urinar të njerëzve nga barku i nënës deri në moshën 18 vjeç, vijojnë 3 vjet trajnim për urologji pediatrike pas 6 vitesh arsimimi në fakultetin e mjekësisë, pas specializimit në kirurgji pediatrike ose urologji. Ata janë të specializuar në trajtimin e shumë sëmundjeve siq janë : hidronefroza, veshkat polikistike, ngushtimet e UPJ dhe UVJ, infeksionet e fshikëzës, hipospaditë e njohura si sunnet profetik, testikujt e zbritur, syneti, kistet vezore, ngjitjet labiale të zbuluara tek foshnja në mitër.

Gastroenterologjia Pediatrike, Hepatologjia dhe Ushqyerja

Në këtë departament, ku bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të mëlçisë, stomakut dhe zorrëve të fëmijëve të moshës 0-18 vjeç, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të tilla si anoreksi, dhimbje kronike të barkut, gastrit dhe ulçerë peptike, sëmundje celiac , sëmundjet e pankreasit, dështimi i mëlçisë tek foshnjat dhe fëmijët . Mjekët e departamentit, ku kryhen metoda të imazhit të tilla si gastroskopia dhe kolonoskopia, marrin 3 vjet trajnim gastroenterologjik pediatrik dhe gjithsej 7 vjet trajnim specializimi.

Endokrinologjia Pediatrike

Endokrinologjia pediatrike merret me hormonet dhe sëmundjet që lidhen me gjëndrat endokrine ku sekretohen hormonet; Ai merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme si vonesat në rritje dhe zhvillim, pubertetin e hershëm dhe të vonë, obezitetin, parregullsitë menstruale, rritjen e tepërt të flokëve dhe sëmundjet e kockave. Mjekët, pas përfundimit të fakultetit 6 vjecar të mjekësisë, 4 vjet specializim të sëmundjeve pediatrike vijojnë edhe 3 vjet trajnim shtesë për endokrinologji pediatrike.

Kujdesi Intensiv Pediatrik

Foshnjat 28-ditëshe dhe fëmijët deri në 18 vjeç, shenjat vitale të të cilëve janë në rrezik, monitorohen nga specialistë të kujdesit intensiv pediatrik në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik, 365 ditë në vit, 24 orë në ditë. Këta pacientë zakonisht mbahen nën vëzhgim në këto njësi për të monitoruar gjendjen e tyre të përgjithshme për shkak të dështimit të sistemit ose organeve ose për arsye të gjendjes së tyre pas operacionit. Mjekët e kujdesit intensiv pediatrik, pas përfundimit të 6 viteve të fakultetit të mjekësisë, përfundojnë specializimin e shëndetit dhe sëmundjeve pediatrike për 4 vjet dhe departamentin e kujdesit intensiv pediatrik për 3 vjet.

Sëmundjet e Gjoksit Pediatrik

Sëmundjet e mushkërive tek fëmijët përfshijnë ekzaminimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e : fibrozës cistike, tuberkulozit, anomali të lindura, sëmundje të parakohshme të mushkërive, bronkiolit, bronkit, pneumoni, bronkiektazë, sëmundjeve sistemike të mushkrive, sëmundje intersticiale të mushkërive, hemosiderozë pulmonare, refluks gastroezofageal dhe sëmundje kist cistidike.

Me qëllim të diagnostifikimit të sëmundjeve, kryhen testet e funksionit pulmonar dhe testet e djersës . Kur është e nevojshme, bashkëpunon me të gjitha pjesët e tjera të grupit, veçanërisht me mjekësinë bërthamore, biokiminë, patologjinë, gjenetikën dhe laboratorët e tjerë diagnostifikues.

Reumatologjia Pediatrike

Në departamentin tonë të Reumatologjisë Pediatrike, bëhet diagnostifikimit dhe trajtimi I sëmundjeve reumatike të fëmijëve të moshës 0-16 vjeç. Disa sëmundje që hyjnë në këtë seksion mund të rradhiten sin ë vijim : ethet familjare mesdhetare, sindromat e dhimbjes, sëmundja e Behçetit, reumatizmi i fëmijërisë (artriti idiopatik i të miturve), ethet e përsëritura për shkak të një çrregullimi gjenetik, Henoch – Schöenlein Purpura, artriti Lyme, artriti që zhvillohet pas etheve reumatike dhe infeksionit streptokoksik, dhe vaskulitide rrallë të shprehura tek fëmijët.

Qumështi i Gjirit dhe Ushqyerja me Gji

Spitali Ndërkombëtar Avicenna shërben si spital në përputhje me udhëzimet e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetit. Spitali ynë kushton rëndësin të veqantë qumështit të gjirit të nënës, ndërgjegjëson nënat për ushqyerjen me gji, jetëson shprehinë e drejtë të ushqyerjes me gji dhe synon ta bëjë shprehi të përhershëm të ushqyerjes me gji.

Të gjitha Trajtimet

  • Kontrolli pas muajit të dytë,
  • Kontrolli pas muajit të 4 -të,
  • Kontrolli pas muajit të 6 -të,
  • Kontrolli pas muajit të 9 -të,
  • Kontrolli i foshnjës 1 vjeç,
  • Sëmundja e Addisonit,
  • Parregullsi menstruale, rritje e tepërt e qimeve tek vajzat,
  • Sëmundja e gjashtë,
  • Zjarrmi – temperaturë,
  • Sëmundja e pestë,
  • Kolli i mirë,
  • Bronkiolit,
  • Transpozimi i arterieve të mëdha,
  • Çrregullime të zhvillimit seksual (puberteti i hershëm, puberteti i vonuar),
  • Sindromi cushing,
  • Sëmundjet pediatrike të zemrës,
  • Sëmundjet reumatologjike të fëmijëve,
  • Astma tek fëmijët,
  • Dermatiti atopik (ekzema alergjike) tek fëmijët,
  • Tumori i trurit tek fëmijët,
  • Ekzaminimi i parë tek fëmijët,
  • Diarre, të vjella tek fëmijët,
  • Ethet e sanëve tek fëmijët,
  • Thyerje, dislokime dhe trajtime të zakonshme tek fëmijët,
  • Tiroide dhe hormoni i rritjes tek fëmijët,
  • Ethet reumatike akute tek fëmija,
  • Stenoza e aortës tek fëmija,
  • Koarktacioni i aortës tek fëmija,
  • Astma tek fëmija,
  • Orari i vaksinimit për fëmijën,
  • Sëmundjet e gjëndrave mbiveshkore tek fëmijët,
  • Anemi nga mungesa e hekurit tek fëmija,
  • Sëmundjet e lindura të zemrës tek fëmijët,
  • Tetralogji e fallotit tek një fëmijë,
  • Sëmundjet e fituara të zemrës që mund të paraqiten tek fëmijët,
  • Sëmundjet e gjëndrrës së hipofizës tek fëmija,
  • Miokardit infektiv tek fëmijët (inflamacion i shtresës së muskujve të miokardit),
  • Reumatizmi kardiak tek fëmija,
  • Hernia inguinale tek një fëmijë,
  • Prolapsi i valvulës mitrale (MVP) tek fëmija,
  • Petechia tek fëmija,
  • Stenoza pulmonare tek fëmija,
  • Purpura dhe ekimoza tek fëmija,
  • TTP (purpura trombotike trombocitopenike) tek fëmijët,
  • Sindromi Turner dhe sindroma të tjera të lidhura me rritjen tek fëmija,
  • Çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD),
  • Sëmundjet e lindura të zemrës,
  • Anoreksia dhe bulimia në adoleshencë,
  • Sëmundjet e lindura të zemrës në moshën madhore,
  • Hypospadias (rrethprerja e profetit),
  • Testiku i zbritur,
  • Vrima në zemër,
  • Sindromi kawasaki,
  • Fruthi,
  • Rubeola,
  • Skuqje,
  • Sëmundja me ngjyrë vjollce blu te fëmijët,
  • Molluscum contagiosum,
  • Infeksioni Norovirus,
  • Autizmi,
  • Patenta ductus arteriosus (PDA),
  • Ndjekja e fëmijëve të shëndetshëm,
  • Paralizë cerebrale,
  • Spina bifida,
  • Atrofi muskulare kurrizore (SMA),
  • Lija e dhenve,
  • Rrethprerja – Synetia,
  • Verdhëz neonatale,
  • Distresi respirator neonatal.

 

 

🇹🇷 المستشفى الأكثر ترجيحاً في تركيا لمتحدثي اللغة العربية في عام ٢٠٢٣