Profesor i asociuar Nail Erbek

Pediatria
Assoc. Prof. Nail Erbek

Ka lindur më 02.01.1946 në Kahramanmarash. Duke vijuar mësimet e shkollës fillore në qytete të ndryshme të Turqisë, shkollën fillore e kreu në Trabzon Cudi Bej në vitin 1957. Shkollën e mesme dhe gjimnazin gjithashtu ka mbaruar në Trabzoni në vitin 1963. Në të njëjtin vit, filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Stambollit dhe diplomoi në vitin 1969. Në tetor 1969, u emërua në Qendrën Kryesore Shëndetësore të Provincës Bingöl. Pas 4 muajsh, u emërua në Qendrën Shëndetësore Karlıova. Në vitin 1971, u emërua në Qendrën Shëndetësore Veyis Efendi në provincën Erzurum. Në vitin 1972, filloi specializimin në Pediatri në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Atatürk Çukurova. Në gusht të vitit 1976,përfundoi Specializimin për Shëndetin dhe Sëmundjet e Fëmijëve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Çukurova. Në të njëjtën kohë, filloi shërbimin ushtarak afatshkurtër në Ankara Etimesgut dhe e përfundoi atë në Spitalin Ushtarak të Adanas. Në tetor 1976 u emërua si Asistent Kryesor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Çukurova, Departamenti i Hematologjisë Pediatrike.

Midis tetorit 1979-1981, punoi rreth transplantimit të palcës së kockave në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve të Sëmuër në Glasgow të Anglisë. Titullin profesor i asociuar i pediatrisë e fitoi në maj të vitit 1984. Ka qenë anëtarë i Bordit Administrativ të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Çukurova për 1 vit. Në shkurt 1985, filloi të punoj në Spitalin Adana SSK prej nga u largova pas 8 muajsh. Më vonë, themeloi një spital privat ku punoi për 2 vjet si Kryemjek .

Midis viteve 1985 dhe 2000, ka punuar si profesor i asociuar i Pediatrisë dhe Hematologjisë. Në 1990 themeloi një laborator privat të imazhit.

Më 20 nëntor 2000, u emërua si anëtar i fakultetit në Fakultetin e Mjekësisë të AKU, Departamenti i Pediatrisë. Më 06. Shkurt 2001 u emërua Shef i Departamentit të Shëndetit dhe Sëmundjeve të Fëmijëve. Më 21.shkurt 2001 u emërua Drejtor i Institutit të Shkencave të Shëndetit në 21.02.2001

Më 06. Mars 2002 u emërua Zëvendës I Mjekut kryesorë. U emërua si Zëvendës Dekan i Fakultetit të Mjekësisë më datën 21.05.2002. Në të njëjtën datë, u zgjodhë si anëtar i Bordit të Fakultetit dhe Bordit Ekzekutiv të Fakultetit të Mjekësisë. Ka 18 botime dhe prezantime kombëtare në kongrese të ndryshme. Është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Është njohës shumë I mire i gjuhës angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

🇹🇷 المستشفى الأكثر ترجيحاً في تركيا لمتحدثي اللغة العربية في عام ٢٠٢٣