Kardiologjia

Qelizat njerëzore janë blloqe ndërtimi dhe njësi themelore të ekzistencës njerëzore. Bashkimi I qelizave përbëjnë indet , indet formojnë organet kurse organet formojnë sistemet organes që I mundësojnë trupit funksione fizike dhe kimike. Gjitha sistemet në trupin e njeriut funksionojnë në harmoni me njëri-tjetrin për të ruajtur vitalitetin dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Trupi I njeriut përbëhet nga shtatë sisteme, ato janë : sistemi skeletor dhe muskulor që mundëson sistemin e lëvizjes pra lëvizjen dhe të qëndruarit e trupit. Sistemi I frymëmarrjes mundëson ushqimin e qelizave duke thither oksigjenin dhe duke liruar dioksidin e karbonit, sistemi tretës duke I shfrytëzuar lëndët ushqyese të nevojshme për trupin e njeriut i përcjell ato në sistemin e qarkullimit të gjakut; sistemi i qarkullimit të gjakut mbart lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza kurse mbetjet nga qelizat arrijnë në sistemin ekskretues; sistemit ekskretues i lëndëve të mbetura nga trupi dhe sistemi riprodhues sigurojnë regjenerim të shëndetshëm.

Çfarë është Kardiologjia?

Dega e shkencës së mjekësisë që studion sëmundjet që lidhen me zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut quhet kardiologji. Kardiologjia, e cila më parë ishte një degë e mjekësisë interne, tani është një departament i veçantë. Një mjek që studion shkencat mjekësore dhe kryen specializimin në kardiologji, merrë titullin kardiolog. Njerëzit që kanë simptoma si : lodhje, cianozë, palpitacione, të fikët, urinim gjatë natës, edemë, gulçim, dhimbje gjoksi trajtohen në departamentin e kardiologjisë.

Cilat Sëmundje i Trajton Kardiologjia?

Funksioni kryesorë i zemrës është pompimi i gjakut në të gjithë trupin. Nëse, për arsye të ndryshme , zemra nuk mund të pompojë gjak në sasi të mjaftueshme, vie deri tek infarkti ose dështimi i zemrës. Përveq dështimit të zemrës – infarktit, kardiologjia merret edhe me sëmundjet e :

  • Hipertensionit,
  • Sëmundjet ishemike të zemrës,
  • Sëmundja e arterieve koronare aterosklerotike,
  • Sindromi akut koronar,
  • Angina pectoris,
  • Stenoza triskuspide,
  • Pamjaftueshmëria e aortës,
  • Stenoza e aortës,
  • Regurgitimi i valvulës mitrale,
  • Stenoza e valvulës mitrale,
  • Infarkti miokardial,
  • Sëmundjet endokardiale,
  • İnsuficienca pulmonare,
  • Stenoza pulmonare,
  • Kardiomiopati,
  • Miokardit akut,
  • Eufuzioni perikardial,
  • Tamponada perikardiale,
  • Tumoret kardiake,
  • Tumoret primare,
  • Sëmundjet e arterieve periferikearrest kardiak,
  • Sindromi Wolf Parkinson White,
  • Aritmitë kardiake,
  • Miksoma atriale,

Sëmundjet e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Cilat Janë Simptomat e Sëmundjeve Kardiologjike?

  • Palpitimi,
  • Tek disa sëmundje të zemrës ,humbje e peshës pa dëshirë,
  • Në përgjithësi, njerëzit me sëmundje arteriale kanë anginë pectoris, ose dhimbje gjoksi,
  • Dispnea, domethënë vështirësi në frymëmarrje dhe urinim gjatë natës, veçanërisht për shkak të dështimit të zemrës,
  • Hemoptiza, pra vjellja e gjakut, për arsye të problemeve me valvulat e zemrës,
  • Ortopnea për shkak të përkeqësimit të vështirësisë në frymëmarrje,
  • Problemi i impotencës,
  • Sinkopa, ose të fikët, është një nga simptomat e zakonshme të sëmundjeve kardiologjike.

Dispnea paroksizmale e natës, e cila është simptoma më karakteristike e dështimit të zemrës, domethënë gulçimi – ngushtimi I frymëmarrjes, që është aq i rëndë sa të zgjojë pacientët nga gjumi.

Metodat Diagnostikuese të Përdorura në Sëmundjet e Zemrës

Elektrokardiografia (EKG): EKG, e cila është një metodë diagnostike jo-invazive, është regjistrimi i aktivitetit elektrik në zemër. Informacioni i regjistruar jep informacion në lidhje me funksionimin e muskujve të zemrës dhe sistemit neurotransmetues.

Testi i Ushtrimeve: Si rezultat i testit të stërvitjes, i cili përdoret për të zbuluar sëmundjet e arterieve koronare dhe për të përcaktuar përhapjen e tyre, simptomat vlerësohen dhe përcaktohet ashpërsia e sëmundjes.

EKG Holter: është një metodë diagnostike e përdorur tek pacientët të cilët kanë nevojë për regjistrim të EKG -së më gjatë se 24 orë.

Rrezet X të Mushkërive: Rrezet X të gjoksit, të cilat japin informacion të rëndësishëm në lidhje me pozicionin e zemrës dhe raportin kardiotorak, janë një nga metodat diagnostike të rëndësishme të përdorura te sëmundjet e zemrës.

Ekokardiografia (ECO): ECHO, e cila përdoret në diagnostikimin e insuficiencës kardiake dhe çrregullimeve të valvulave të zemrës, mundëson ekzaminimin e strukturës së zemrës përmes një sonde.

CT Angiografia Koronare: CT angiografia koronare e aplikuar tek pacientët të cilët nuk mund t’i nënshtrohen angiografisë koronare në përgjithësi përdoret gjithashtu për qëllime të skanimit.

Kateterizimi Kardiak: Me kateterizimin kardiak, i cili është një metodë diagnostike shumë e rëndësishme në diagnostifikimin e sëmundjeve të arterieve koronare dhe sëmundjeve të valvulave, merret biopsia nga zemra dhe me te maten në mënyra invazive presionet e dhomave të zemrës.

Shintigrafia e Perfuzionit të Miokardit: Metoda diagnostikuese duke përdorur rrezet gama është teknika e imazhit radio bërthamor.

Çfarë Testesh bën Kardiologjia?

Testet kryesore dhe tiparet e tyre në departamentin e kardiologjisë janë:

Testet e gjakut: Me testet e gjakut, kontrollohen enzimet e zemrës si kreatina kinaza (CK), CK-MB dhe nivelet e troponinës dhe hormoneve. Nëse ka një problem me zemrën, vlerat në këto teste mund të jenë të larta. Përveç kësaj, kolesteroli në gjak dhe nivelet e sheqerit, të cilat konsiderohen faktorë rreziku, gjithashtu shqyrtohen.

Elektrokardiogrami (EKG): shtë një metodë diagnostike në të cilën aktiviteti elektrik i zemrës regjistrohet me ndihmën e elektrodave të ngjitura në lëkurë. Ritmi i zemrës, shenjat e furnizimit të pamjaftueshëm të oksigjenit dhe gjakut në muskulin e zemrës dhe shenjat e një sulmi në zemër, mund të diagnostikohen me këtë metodë.

EKG Holter: Çrregullimet e ritmit në zemër mund të mos ndodhin për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të EKG-së normale. Në raste të tilla ku dyshohet për aritmi, ritmi i zemrës regjistrohet vazhdimisht për 24 deri në 48 orë me një pajisje të veçantë. Pajisja holter, e cila ka madhësinë e një telefoni celular, bartet rreth qafës ose ngjitet në një rrip në bel. Përderisa pajisja është e bashkangjitur, nuk bëhet larja,nuk përdoret telefoni celular ose pajisje të tjera elektronike.

Echocardiography (ECHO): ECHO, e njohur si ultratinguj kardiak, është metoda e përdorur për të zbuluar çrregullimin e lëvizjes në muret e zemrës që zhvillohet për shkak të vdekjes së indit të muskujve të zemrës.

Angiografia: Analiza radiologjike që jep pamjet e arterieve me ndihmën e rrezeve X duke injektuar një ngjyrë speciale dhe përcaktimi i stenozës, quhet angiografi. Një tub i hollë dhe fleksibël (kateter) futet në një enë gjaku në ijë, krah ose qafë. Një bojë e dukshme me rreze x injektohet në arteriet përmes kateterit. Kështu, rrjedha e gjakut në venat mund të vizualizohet. Kjo metodë mund të përdoret si për diagnostifikim ashtu edhe për trajtimin.

Testi i radionuklidit: është procesi i regjistrimit të imazhit të zemrës me ndihmën e një substance radioaktive që i jepet pacientit me një aparat të veçantë. Tregon nëse muskuli i zemrës ka rrjedhje adekuate të gjakut.

Testi i Stërvitjes: Testi i stërvitjes, i cili preferohet në diagnostikimin e prevalencës së sëmundjeve të arterieve koronare, preferohet për të përcaktuar se sa serioze është sëmundja.

Kateterizimi Kardiak: Diagnoza e arteries koronare dhe sëmundjeve të zemrës mund të bëhet me metodën e kateterizimit kardiak, në të cilën një biopsi merret nga zemra me metoda invazive dhe maten presionet e dhomave të zemrës.

Shintigrafia e Perfuzionit të Miokardit: është një teknikë e imazhit radio bërthamor e kryer me ndihmën e rrezeve gama.

Sot, departamenti i kardiologjisë mund të konsiderohet si kardiologji jo-invazive, e cila përfshin metoda diagnostikuese jo-invazive dhe monitorim të pacientëve, dhe kardiologji invazive, e cila përfshin metoda ndërhyrëse. Departamenti i kardiologjisë jo-invazive është krijuar në thelb me pajisje të teknologjisë më të fundit për diagnostikimin dhe përcjelljen e sëmundjeve të zemrës. Më e goditura nga këto pajisje është pajisja e tomografisë kompjuterike me 64 seksione. Pajisjet e tjera të përdorura në këtë fushë janë:

  • Ekokardiografia, e cila ka karakteristika që nuk mund të gjenden në pajisjet normale të ekokardiografisë dhe mund të vlerësohet në nivelin e indeve dhe nën stres,
  • Testi i përpjekjes, i cili mund të zbatojë të gjitha metodat moderne të analizës, dhe kryen analiza të vlerës në kohë reale dhe mesatare,
  • Holter ritmi, i cili monitoron ritmet e zemrës së pacientëve për 24 deri në 48 orë,
  • Holter i presionit të gjakut, i cili monitoron presionin e gjakut të pacientit për 24 orë,
  • Pajisja e perfuzionit të miokardit me karakteristikat më të fundit që tregon se sa i shëndetshëm ushqehet muskuli i zemrës nga enët,
  • Pajisja MRI e aftë për të kryer regjistrime kardiake për diagnostikimin dhe përcjelljen e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular.

Kur kërkohet angiografi koronare, pajisjet e angiografisë të quajtur Flat Panel, të cilat janë të disponueshme në disa qendra në të gjithë botën dhe në Turqi, përdoren për të maksimizuar cilësinë e imazheve të angiografisë të marra. Me këtë pajisje, venat në të gjithë zemrën mund të vizualizohen lehtësisht.

Faktorët e Rrezikut dhe Metodat e Parandalimit të Sëmundjeve Koronare të Zemrës

Sëmundjet e arterieve koronare, të njohura edhe si sëmundje ishemike të zemrës, janë grupi i sëmundjeve më të zakonshme në botë dhe shkaktojnë më shumë vdekje. Grupi i sëmundjes i përbërë nga angina stabile, angina e paqëndrueshme, vdekje e papritur kardiake dhe infarkt miokardi konsiderohet të jetë grupi i sëmundjeve koronare të zemrës. Simptomat më të zakonshme të këtyre çrregullimeve janë dhimbja në shpatull ose gjoks, dhimbje në krah, shpinë, qafë ose nofull.

Faktorët e rrezikut për sëmundjet koronare të zemrës janë:

  • Pirja e duhanit,
  • Hipertensioni,
  • Diabeti,
  • Mungesa e stërvitjes – aktiviteteve fizike,
  • Kolesteroli i lartë në gjak,
  • Përdorimi i tepërt i alkoolit,
  • Mbipesha,
  • Ushqimi i pamjaftueshëm,
  • Depresioni.

Sëmundjet koronare të zemrës mund të parandalohen me stërvitje të rregullt, rregullim të programit të të ushqyerit, ruajtjen e peshës ideale të personit dhe mos pirjen e duhanit. Në disa raste, ilaçet për kolesterolin e lartë, diabetin ose presionin e lartë të gjakut mund të jenë gjithashtu të dobishëm. Programi i trajtimit ka të njëjtën rutinë si studimet e parandalimit. Antiprombocitet, të tilla si beta-bllokuesit, aspirina dhe nitroglicerina, rekomandohen gjithashtu si ilaçe shtesë. Kur sëmundja arrin përmasa serioze, përdoren metoda si ndërhyrja koronare perkutane (PCI) ose kirurgjia koronare e anashkalimit të arterieve (CAGB).


⚠ Yasal Uyarı

Bu internet sitesinin içerikleri, siteye giriş yapan hastaların ve ziyaretçilerin güncel bilgilere ulaşabilmesi adına hazırlanmıştır. Sitedeki bilgilerin, sağlık alanında tanı, tedavi ya da ilaç reçetesi gibi bir özelliği bulunmamaktadır. İnternet sitemiz, sağlıkla ilgili bütün konuların ancak, doktor muayenesi ile teşhis ve tedavi edilebileceğini savunmaktadır. Sitede yer alan bütün bilgiler doktor muayenesine teşvik amacıyla hazırlanmaktadır. Doğru bilgiyi her zaman doktorlardan alabilirsiniz. Sitede yer alan bilgilerin yanlış anlaşılmasına bağlı olarak ortaya çıkabilecek mağduriyetlerden internet sitemiz sorumlu değildir. Site içerisindeki bilgilerin kopyalanarak, başka internet sitelerinde kullanılması kesinlikle yasaktır. İnternet sitemizdeki bilgiler, 5846 sayılı Fikir ve Sanat Eserleri Kanunu hükümlerince, internet sitesinin sahibinin iznine bağlı olarak kullanılabilmektedir. Siteye giriş yapan tüm ziyaretçiler, yukarıda yer alan yasal uyarıyı bütünüyle ve şartsız olarak kabul etmiş sayılır.

🇹🇷 المستشفى الأكثر ترجيحاً في تركيا لمتحدثي اللغة العربية في عام ٢٠٢٣