Kirurgji e Përgjithshme

Kirurgjia e Përgjithshme

Avicenna Hospitals Group me mjekët dhe personelin mjekësorë të specializuar në Kirurgjinë e Përgjithshme , kryen me shumë sukses dhe cilësi të lartë operacionet kirurgjike dhe ofron shërbime të kujdesit të veqantë me standard më të larta gjatë periudhës pas operative.

Me spitalet e saja në pjesë të ndryshme të qytetit, salla të operacioneve dhe staf të specializuar shëndetësor siguron suksesin e plotë të intervenimeve kirurgjike.

Falë stafit të mjekëve të specializuar në fusha të ndryshme të kirurgjisë së përgjithshme, synimet tona janë sigurimi I rezultateve maksimale pozitive të të gjitha sëmundjeve nga fusha e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Çfarë është Kirurgjia e Përgjithshme?

Kirurgjia e përgjithshme është një disiplinë e bazuar në intervenimin kirurgjik tek të sëmurit pasi që nuk mund të trajtohen me ilaçe ose metoda të tjera mjekësore, ose shërimi duke prerë dhe hequr organin e sëmurë.

Origjina e termit “kirurgji “ buron nga fjala latine “chirurgiae” që do të thotë “punë dore”, në ditët e sotit përdoret për të trajtuar shumë sëmundje përmes operacionit.

Kirurgjisë së Përgjithshme, ka fusha të ndryshme studimi dhe bashkëpunon ngusht me njësitë që në fusha të ndryshme kanë specializime të ngushta studimi si onkologjia, endokrinologjia dhe traumatologjia.

Kirurgjia e Përgjithshme modedrne është një nga fushë ku më së shumti gjenë përdorim teknologjia robotike nga përdorimi I vrullshëm I së cilës arrihen rezultate impozante dhe shumë të suksesshme në systemin shëndetësorë.

Cilat sëmundje trajton kirurgjia e përgjithshme?

Varësisht nga organet në të cilat do të kryhen operacionet ose sistemet me të cilat ato janë të lidhura gjithashtu përcaktojnë se cili departament i Kirurgjisë së Përgjithshme do të kryejë trajtimin mjekësorë. Operacionet e gjëndrës tiroide (Goiter) kryhen në mënyrë që të eliminohen sëmundjet tek pacientë të departamentit të endokrinologjisë që kanë nevojë për trajtim kirurgjikal. Kirurgjia e Përgjithshme bashkëpunon me shumë departamente të ndryshme Për trajtimin e sëmundjeve të sistemit tretës, operacione të tilla si ezofagu, zorrët e holla dhe të trasha, stomaku, rektumi, mëlçia, fshikëza e tëmthit kryhen nga Kirurgjia e Përgjithshme. Operacionet kryhen me metoda të hapura ose të mbyllura. Nga metodat e mbyllura kirurgjike, më së shpeshti përdoren sistemet endoskopike dhe laparoskopike, sepse kontribuojnë pozitivisht në përparimin e shpejtë të rimëkëmbjes postoperative. Për këtë arsye, në kohët e fundit, metodat e mbyllura të operacionit kirurgjik preferohen më shumë si nga mjekët ashtu edhe nga ana e pacientëve.
Ankesat e gjirit janë ndër problemet e rëndësishme shëndetësore nga të cilat vuajnë gratë dhe, në disa raste nga e njejta janë të goditur edhe burrat. Heqja kirurgjikale e formacioneve beninje ose malinje në gji është ndër temat e trajtimit të Kirurgjisë së Përgjithshme. Sidomos në disa raste të trajtimit siq është gjiri ku kërkohet një proces I vazhdueshëm I përcjelljes së sëmundjes, Kirurgjia e Përgjithshme gjithashtu ofron një shërbim me rëndësi në drejtim të parandalimit të sëmundjes. Esencialishtë, është thelbësore përcjellja e gjendjes së pacientit dhe trajtimi me anë të ilaçeve parandaluese duke eliminuar problemin pa pasur nevojë për operacion. Pacientët e onkologjisë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pacientëve të Kirurgjisë së Përgjithshme. Formacionet tumorale që mund të paraqiten në pjesë të ndryshme të trupit eliminohen me Kirurgjinë e Përgjithshme dhe mjekët e specializuar lidhur me organin përkatës dhe pjesën etrupit ku ndodhet organi sëmurë. Diagnostikimi dhe metodat e trajtimit të pacientëve onkologjik planifikohen dhe zbatohen njëkohësisht nga mjekët e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe mjekët specialistë të klinikës përkatëse. Metodat e trajtimit kirurgjik dhe post-operativ vazhdojnë të kryhen së bashku me njësi të ndryshme si Patologjia, Radiologjia, Onkologjia Mjekësore.

Sëmundjet që trajtohen në klinikën e Kirurgjisë së Përgjithshme janë si në vijim:

  • Sistemi gastrointestinal
  • smundjet abdominale
  • Sistemi i tretjes
  • Kirurgjia e lëkurës dhe indeve të buta
  • Sëmundjet e gjirit
  • Sistemi endokrin
  • Onkologji kirurgjikale
  • Kujdesi intensiv kirurgjik
  • Traumatologji
  • Kirurgjia vaskulare
  • Kirurgjia e transplantimit
  • Kirurgji kardiake
  • Kirurgjia Pediatrike
  • Kirurgjia kardiovaskulare pediatrike
  • Kirurgjia torakale
  • Operacion plastik
  • Kirurgjia Plastike dhe Rekonstruktive
  • Ortopedi dhe Traumatologji
  • Kirurgjia e mbipeshes

 

Sëmundjet brenda fushës së Kirurgjisë së Përgjithshme mund të renditen si më poshtë:

  • Sëmundjet tiroide
  • Apendesiti,
  • Dhimbje, ënjtje, fortësi ose dhimbje në gji
  • Dhimbje ose ënjtje në bark
  • Probleme ortopedike (përfshirë gangrenën)
  • Hemorroide (hemorroide)
  • flokë të mbjellë
  • Probleme me zorrë të hollë dhe të trashë
  • Probleme të mëlçisë
  • stomaku
  • Probleme të lëkurës (Më ndje, gjëndra dhjamore)
  • Gjak në jashtëqitjen e madhe,
  • Dhimbjet e barkut
  • Diarre dhe kapsllëk të përsëritur vazhdimisht,
  • Dhimbje nën brinjën e djathtë, ndjenjë presioni dhe dhimbje që shtrihen në shpatullën e djathtë. Ndjenja e tensionit në zonën e krahut të djathtë,
  • Dhimbje dhe ënjtje brenda dhe rreth kërthizës së barkut,
  • Dhimbje në ijë dhe ënjtje në ijë,
  • Rastet e urgjencës,
  • lëndime dhe trauma në aksident,
  • Dhimbje dhe parehati në fshikëzën e tëmthit,
  • Problemet e pankreasit,
  • Cistet,
  • Nishanet që ndodhin në sipërfaqen e lëkurës dhe parashikimet për hiqjen,
  • Fistula.

⚠ Yasal Uyarı

Bu internet sitesinin içerikleri, siteye giriş yapan hastaların ve ziyaretçilerin güncel bilgilere ulaşabilmesi adına hazırlanmıştır. Sitedeki bilgilerin, sağlık alanında tanı, tedavi ya da ilaç reçetesi gibi bir özelliği bulunmamaktadır. İnternet sitemiz, sağlıkla ilgili bütün konuların ancak, doktor muayenesi ile teşhis ve tedavi edilebileceğini savunmaktadır. Sitede yer alan bütün bilgiler doktor muayenesine teşvik amacıyla hazırlanmaktadır. Doğru bilgiyi her zaman doktorlardan alabilirsiniz. Sitede yer alan bilgilerin yanlış anlaşılmasına bağlı olarak ortaya çıkabilecek mağduriyetlerden internet sitemiz sorumlu değildir. Site içerisindeki bilgilerin kopyalanarak, başka internet sitelerinde kullanılması kesinlikle yasaktır. İnternet sitemizdeki bilgiler, 5846 sayılı Fikir ve Sanat Eserleri Kanunu hükümlerince, internet sitesinin sahibinin iznine bağlı olarak kullanılabilmektedir. Siteye giriş yapan tüm ziyaretçiler, yukarıda yer alan yasal uyarıyı bütünüyle ve şartsız olarak kabul etmiş sayılır.

Leave a Reply

Your email address will not be published.